Slideshow Plugin by WOWSlider.com v4.7
> > > >

Tullat ruajnë temperaturën

Tullat e ruajnë ngrohtësinë e ndërtesës në dimër dhe freskinë në verë. Fasadat e veshura me tulla nuk kanë nevojë për investime shtesë si termoizolim, bojë, etj. Ato shërbejnë si termoizolues natyralë dhe ju kursejnë shpenzimet marramendëse për ngrohje dhe ftohje, sidomos për ambiente me hapësira të mëdha.

Tullat kanë jetëgjatësi

Fasadat e veshura me tullat tona jetojnë të paktën 100 vjet. Ato nuk kanë nevojë për mirëmbajtje. Tullat as tkurren e as bymehen. Kjo do të thotë se me tulla nuk ekziston asnjëherë rreziku i krisjeve në fasadë si rezultat i temperaturave ekstreme. Atyre nuk iu ndryshon ngjyra as nga shiu e as nga rrezet e diellit dhe ruajnë gjithmonë estetikën.

Tullat eliminojnë zhurmat

Dendësia e tullave dhe hapësirat mes tyre amortizojnë zhurmat shumë më tepër se materialet e tjera më të lehta. Zhurmat e jashtme bëhen me të vërtetë shqetësuese në zona ku ka qarkullim të dendur automjetesh si akset kryesore të qytetit, rrugë interurbane kryesore, madje edhe zonat e banuara pranë aeroporteve. Vendosja e tullave si veshje për muret e brendshme mbyt akoma edhe më shumë zhurmat që vijnë nga jashtë.

Tullat nuk mbajnë lagështirë...

...e për rrjedhojë nuk i zë as myku, duke mbajtur kështu një ambient të pastër nga mikrobet dhe viruset, sidomos për rezidencat familjare ku ka fëmijë të vegjël ose për ndërtimet për përdorim të veçantë si spitalet, klinikat, etj, ku higjiena është element parësor.
Përse studiot më të famshme të arkitekturës kanë zgjedhur tullën për klientët e tyre?

Tullat nuk dalin asnjëherë nga moda

Studiot dhe arkitektët më në zë të botës perëndimore kanë kombinuar tullat me materialet dhe teknikat më moderne si xhamllëk, duralumin, etj., si për ndërtime tradicionale ashtu edhe për ndërtime moderne.

Tullat ofrojnë fleksibilitet në dizajn

Gama e gjerë e ngjyrave dhe sipërfaqeve të tullave tona krijon mundësinë për liri në planifikimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme dhe kombinime sipas dëshirës.