Porosia, transporti dhe dorëzimi
Gjithmonë bëjeni porosinë të plotë, jo pjesë-pjesë. Në këtë mënyrë jo vetëm që ulni kostot, por dhe mund të siguroheni që të gjitha tullat i përkasin një cikli pjekjeje.Transporti i mallit deri tek sheshi i ndërtimit ose në pikën më të afërt që lejon rregullorja e qarkullimit ofrohet nga kompania pa pagesë ekstra.
Afati i dorëzimit të tullave, nga fabrika drejt Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, në varësi të sasisë, është nga 1-2 javë. Megjithatë ne ju këshillojmë që porosinë ta bëni që në fazat e hershme të ndërtimit. Kështu ne do jemi në gjendje që ta administrojmë më mirë porosinë tuaj. Në çdo rast, për shkak të faktorëve që dalin jashtë kontrollit tonë, kompania nuk mund të garantojë dorëzimin e mallit në data ekzakte.
Pagesa e mallit do të kryhet 50% paradhënie dhe 50% kur malli të ketë mbërritur në destinacion, pa u shkarkuar ende nga kamioni.
Për të shmangur dëmtime të mallit gjatë shkarkimit, këshillohet që shkarkimi i paletave të bëhet me anë të pirunit. Pirunin duhet ta sigurojë vetë klienti. Nëse klienti nuk e siguron vetë pirunin, atëherë atë do ta sigurojë kompania kundrejt pagesës. Gjatë shkarkimit do të jetë gjithmonë prezent përfaqësuesi i kompanisë, i cili bashkë me klientin do të inspektojnë mallin. Malli i dëmtuar gjatë transportit do të zëvendësohet nga kompania. Malli i dëmtuar gjatë ose pas shkarkimit (në rastin kur malli dëmtohet nga pakujdesia e shkarkuesit) nuk do të zëvendësohet nga kompania. Nëse shkarkimi bëhet me vinç, atëherë kompania nuk mban përgjegjësi për tullat e dëmtuara.
Porosia quhet e kryer nëse klienti është në gjendje të mbulojë me tulla ose pllaka sipërfaqen e porositur prej tij. Si rregull, një sasi e vogël tullash ose pllakash të thyera është e tolerueshme dhe mund të vihen në përdorim nga muratori. Nëse sasia e materialit të dëmtuar nuk mund të vihet në përdorim, atëherë ai do të zëvendësohet. Porositësi duhet ta magazinojë materialin e dëmtuar mënjanë, të plotë dhe të mos vërë në përdorim asnjë pjesë të tij, përndryshe ai material nuk do të zëvendësohet.
Për shumicën e modeleve, si rregull, tulla ka të shfrytëzueshme dy anët e shkurtra dhe dy anët e gjata. Nëse në njërën anë të ngushtë dhe në njërën anë të gjatë nuk ka difekte, si p.sh. krisje, cepa të thyer, gunga etj, atëherë tulla i plotëson standardet dhe mund të vendoset në fasadë. Muratori vendos se cila anë do të jetë e dukshme.