Pllakat prej tulle janë zgjidhja ideale për rinovimin e fasadave të vjetra ose veshjen e mureve të brendshme. Pasi vendosen në mur, ato nuk kanë asnjë ndryshim nga tullat e plota. Avantazhi i tyre më i madh qëndron tek trashësia e pllakës. Ato janë aq të holla saqë ruajnë fasadën e ndërtesës të pandryshuar, pa pasur nevojë për zhvendosje dyersh dhe dritaresh.
Përveç pllakave të drejta ne ofrojmë dhe pllaka këndore në formë "L"-je në mënyrë që muratura mos të ndërpritet tek cepat por të ketë vazhdimësi, njësoj sikur është punuar me tulla të plota. Ndryshe nga pllakat e drejta, të cilat përftohen në raportin 1 tullë = 2 pllaka, pllakat këndore në formë "L"-je përftohen në raportin 1 tullë = 1 pllakë këndore e për këtë arsye ato kanë kosto më të lartë.
Pllakat janë tulla të prera direkt nga tullat origjinale. Në respekt të normave evropiane, pllakat me trashësi prej 9, 14 dhe 23-25 mm kanë të njëjtat karakteristika si tullat e fasadës. Ato janë të lehta dhe shumë praktike për tu punuar dhe mund të punohen me llaç të zakonshëm për pllaka.