Etiketa
Ashtu si tullat e fasadës, tjegullat Roben ndihmojnë shumë në menaxhimin e temperaturës së ambienteve të brendshme duke kursyer kështu shpenzimet e tepërta për ftohje dhe ngrohje. Ato janë më të mëdha se tjegullat e zakonshme, kanë masë termale më të madhe dhe janë me dy shtresa. Në këtë mënyrë ato pengojnë më mirë transmetimin e temperaturave ekstreme drejt çatisë, duke e mbajtur atë më të freskët në verë dhe më të ngrohtë në dimër.
Tjegullat Roben janë gjithashtu rezistente si ndaj rrezeve ultraviolet ashtu dhe ndaj ngricave. Kjo do të thotë se ato as nuk e humbasin shkëlqimin dhe ngjyrën nga rrezet e forta të diellit gjatë stinës së verës dhe as nuk dëmtohen lehtë nga ngricat gjatë stinës së dimrit.
Nuk është e thënë që zgjedhja juaj të kufizohet vetëm në dy ose tre ngjyra bazë. Ne ofrojnë një gamë të jashtëzakonshme modelesh dhe ngjyrash, plot 55 modele, secili me një ngjyrë dhe sipërfaqe të ndryshme, me shkëlqim, pa shkëlqim, të çelëta, të errëta, mundësi kombinimi për çfarëdolloj projekti.
Së fundmi, tjegullat Roben vendosen njësoj si tjegullat e zakonshme dhe nuk kanë nevojë për mirëmbajtje. Ato ofrohen si sistem, bashkë me aksesorët e sigurisë, mbulimit, lidhjeve, ndriçimit, aspirimit, ulluqet, etj.
Vizitoni galerinë e tjegullave Roben