Fuga me ngjyra.

Fuga mund të zërë deri në 35% të sipërfaqes së muratuar e për rrjedhojë ajo është po aq e rëndësishme sa edhe vetë tullat. Ngjyra e fugës mund t'i japë fasadës hijeshi por mund edhe ta dëmtojë atë estetikisht. Nëse fuga nuk kombinohet bukur me modelin e tullës, atëherë fasada nuk do të ketë shkëlqimin e dëshiruar.

Në shumë raste, fuga me llaç kombinohet bukur me tullën e muratuar. Por ka edhe raste kur ngjyra gri e llaçit nuk i jep tullave hijeshinë e merituar. Prandaj, për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi, bashkë me tullat, ne kemi futur në koleksionin e produkteve tona edhe fugë të gatshme të prodhimit belg nga kompania Cantillana, të cilësisë më të lartë, shumë e lehtë për tu aplikuar dhe me një gamë të gjerë ngjyrash. Ne kemi fugë të çelët, të errët dhe me ngjyrën e tullës së muratuar. Cilado qoftë preferenca juaj, ne e kemi.

Përveç gamës së ngjyrave dhe cilësisë së garantuar, fuga e gatshme ka edhe disa avantazhe të tjetëra në raport me llaçin:

  • Fuga e miksuar në fabrikë garanton gjithmonë njëtrajtshmërinë e ngjyrës. Jo rrallë herë ka ndodhur që muratorë jo të specializuar për muratura fasadash nuk kanë ditur të miksojnë siç duhet llaçin e fugës e për pasojë në një pjesë të muraturës ajo mund të ketë rezultuar më e çelët ose më e errët se në pjesën tjetër duke prishur uniformitetin e fasadës. Me fugën e përzierë në fabrikë ky problem nuk shfaqet asnjëherë.
  • Fuga e miksuar në fabrikë është shumë e lehtë për tu aplikuar dhe nuk ndot tullat. Ajo duhet të njomet me pak ujë dhe pasi të ketë marrë trajtën e rërës së lagur, aplikohet me vegël apostaft për fugë. Kështu i gjithë procesi kryhet shpejt dhe pastër.
  • Ngjyra e fugës i jep tullës fleksibilitet të jashtëzakonshëm estetik. Në shembullin e mëposhtëm mund të shikoni se sa varietet krijohet kur tek i njëjti model tulle aplikohen katër ngjyra të ndryshme fuge.

Karshi secilit model tulle të reklamuar në këtë faqe janë renditur foto (si këto mëposhtë) që tregojnë modelin e tullës me katër ngjyra të ndryshem fuge. Konsultohuni me to për të përcaktuar se cila zgjidhje përshtatet më shumë me projektin tuaj.

Si rregull, për 1m2 tulla nevojiten 5.5kg fugë.