Tulla pa fugë - ZERO®

Tullat ZERO® janë ndërtuar posaçërisht me bedena në pjesën e sipërme në mënyrë që të mos duket llaçi mes tyre, duke bërë të mundur që fasada të ketë një sipërfaqe të njëtrajtshme, pa fugë. Ky stil inovativ i ndërtimit të fasadave me tulla ka marrë një përhapje shumë të gjerë në aplikimin e fasadave të tullave dhe është bërë një nga stilet e preferuara të studiove të arkitekturës. Me tullat ZERO® klienti përfiton një fasadë krejt të pastër vetëm prej tulle ndërsa ndërtuesit mund të punojnë sipas mënyrës së zakonshme me llaç.

Si vendoset tulla ZERO®?

Tullat ZERO® është e rrethuar nga tre anë me bedena në pjesën e sipërme ndërsa në mes ka një zgavër e vogël në formë ovale. Muratori vendos llaçin sipër tullës sipas mënyrën së zakonshme. Pastaj e vendos tullën duke e mbështetur atë në fillim para, pastaj mbrapa. Kështu llaçi përhapet në mënyrë të njëtrajtshme mbi sipërfaqen e tullës. Kjo metodë vendosjeje bën që sasia e tepërt e llaçit të dalë vetëm nga ana e pasme, duke ruajtur pastërtinë dhe estetikën e fasadës. Kur tulla është vendosur, lidhja prej llaçi nuk duket pothuajse fare.

Me tullat ZERO® përfitoni:

  • Nuk ka nevojë për punë shtesë me konturet mes tullave.
  • Vendosen me teknikën e zakonshme me llaç. Nuk nevojiten vegla të posaçme.
  • Fasadë e pastër për një kohë më të gjatë pasi tullat mbajnë më pak papastërti se llaçi mes tyre.
  • Hapësirat e holla mes tullave lejojnë ajrosjen e shkëlqyer të murit dhe parandalojnë grumbullimin e insekteve si bletë, grerëza, etj.
  • Fasadë moderne e njëtrajtshme, vetëm prej tulle.

Dimensionet e tullave ZERO®

Tullat ZERO® prodhohen vetëm në një lloj madhësie: ±204 x 100 x 50 mm, ±90 copë për m²