Si ndërtohet fasada me dy fletë me tulla?

Fasada me dy fletë përbëhet prej murit të brendshëm (me blloqe) dhe atij të jashtëm (me tulla me masë të lartë termale), të cilët ndahen nga një hapsirë në mes dhe që lidhen mes tyre me lidhëse metalike. Mes dy fletëve, nga ana e murit të brendshëm, zakonisht instalohet shtresa termoizoluese

Në parim, fasada me dy fletë është shumë e ngjashme me fasadat e dikurshme prej guri, të cilat shpesh përbëheshin nga dy mure guri të mbushura me baltë në mes, ku balta shërbente edhe si material mbushës por edhe si termoizolues me rendiment të lartë. Ky fakt lejonte që ambjenti të rrinte i freskët në verë dhe i ngrohtë në dimër. Sot, në vend të gurit dhe baltës mund të përdoren tullat me masë të lartë termale dhe materialet e tjera termoizoluese, si p.sh leshi i gurit, polisteroli, etj.

Fasada me dy fletë është rikthyer sërish si teknikë ndërtimi dhe përdoret masivisht në të gjitha vendet e zhvilluara, jo vetëm për vlerat e saj estetike por edhe për mbrojtjen e ndërtesës nga temperaturat ekstreme, për kursimin e energjisë që shpenzohet për ftohjen dhe ngrohjen e ambjenteve të brendshme dhe mbrojtjen nga lagështira.

Lexoni këtu se çfarë përfitoni nëse e vishni fasadën me tulla.

Aksesorë të domosdoshëm që nevojiten për ndërtimin e fasadave me tulla me dy fletë janë lidhëset metalike (ankera që nuk ndryshken), të pajisura me flutura plastike për fiksimin e materialit termoizolues dhe kutitë e ajrosjes, të cilat mundësojnë jo vetëm ajrosjen e fasadës por edhe kullimin e ujërave të tepërta.

Si rregull lidhëset metalike vendosen 5-8 copë/m2 ndërsa kutitë e ajrosjes vendosen 1 copë/meter linear.