Etiketa
Ngritja e fasadës me tulla ndryshon nga muratura e zakonshme në dy aspekte:
Teknike - tullat e fasadës janë më të rënda se blloqet ndërtimore dhe kanë veti të tjera fiziko-mekanike. Sasia dhe mënyra e vendosjes së llaçit, lagështira, njohja e të dhënave teknike të tullës, vendosja e fugës, pastërtia në punë, montimi i termoizolimit, llogaritja e numrit të tullave për çdo radhë, etj, të gjithë këta janë faktorë që mund të ndikojnë në cilësinë e punës së kryer.
Estetike - një numër i madh i modeleve të tullave për fasadë janë me kombinime ngjyrash. Një murator i specializuar do të sigurohet që tullat të jenë të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme në fasadë dhe fuga të ketë në të gjithë muraturën një trashësi, një ngjyrë dhe një thellësi.
Tullat.com bashkëpunon tashmë prej disa vitesh me grupe punëtorësh të specializuar e me eksperiencë në ngritjen e fasadave në vende Europiane si Belgjika, Gjermania, etj. Në galerinë e projekteve dhe në postimet tona në Facebook ju mund të shikoni punimet e realizuara prej këtyre punëtorëve.
Nëse dëshironi ta lini fasadën tuaj në duar të sigurta, tullat.com mund t'ju lidhë me punëtorët më të mirë që operojnë sot në treg.
Vini re! Punëtorët janë të pavarur nga kompania tullat.com. Çdo marrëveshje për tarifat e shërbimit vendoset mes klientit dhe punëtorëve.