Etiketa
Tullat me masë të lartë termale e ruajnë ngrohtësinë e ndërtesës në dimër dhe freskinë në verë. Në bashkëveprim me shtresat termoizoluese ato ndihmojnë shumë në menaxhim e temperaturës së ambjentit duke kursyer shpenzimet marramendëse për ngrohje dhe ftohje, sidomos gjatë temperaturave ekstreme. P.sh nëse energjisë diellore të diellit të muajit Korrik do t'i duheshin vetëm 2-3 për të penetruar murin e zakonshëm me tullë ndërtimore dhe suva, tek fasada e veshur me tulla me masë të lartë termale, të njëjtës energji do t'i duheshin 7-8 orë për të penetruar në ambjentin e brendshëm.
...e për rrjedhojë nuk i zë as myku, për shkak të porozitetit të lartë ato i shkarkojnë ujërat menjëherë duke mbajtur kështu një ambient të pastër nga mikrobet dhe viruset, sidomos për rezidencat familjare ku ka fëmijë të vegjël ose për ndërtimet për përdorim të veçantë si spitalet, klinikat, etj, ku higjiena është element parësor.
Fasadat e veshura me tullat tona jetojnë më e pakta 100 vjet. Ato nuk kanë nevojë për investime shtesë si suva dhe bojë dhe nuk kanë nevojë për mirëmbajtje të kushtueshme përveçse ndonjë pastrimi sipërfaqësor një herë në disa vjet. Ndryshe nga suvaja, tullat nuk thithin papastërtitë si pluhuri, vajrat, myku, etj. Të gjitha papastërtitë mbeten në sipërfaqe, gjë që e bën pastrimin e tyre shumë më të lehtë.
Tullat tona as tkurren e as bymehen. Kjo do të thotë se ndryshe nga tullat e zakonshme, me tullat tona nuk ekziston asnjëherë rreziku i krisjeve në fasadë si rezultat i temperaturave ekstreme, siç ndodh rëndom me suvanë. Atyre nuk iu ndryshon ngjyra as nga shiu e as nga rrezet e diellit dhe ruajnë gjithmonë pamjen.
Dendësia e tullave dhe hapësirat mes tyre mbysin zhurmat shumë më tepër se materialet e tjera më të lehta. Zhurmat e jashtme bëhen me të vërtetë shqetësuese në zona ku ka qarkullim të dendur automjetesh si akset kryesore të qytetit, rrugë interurbane kryesore, madje edhe zonat e banuara pranë aeroporteve. Vendosja e tullave si veshje për muret e brendshme mbyt akoma edhe më shumë zhurmat që vijnë nga jashtë.
Studiot dhe arkitektët më në zë të botës kanë kombinuar tullat me materialet dhe teknikat më moderne si vetrata, duralumin, etj., si për ndërtime tradicionale ashtu edhe për ndërtime moderne.
Gama e gjerë e ngjyrave dhe sipërfaqeve të tullave tona krijon mundësinë për liri në planifikimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme dhe kombinime sipas dëshirës.