Rreth nesh

Tullat.com është një kompani me qendër në qytetin e Mitrovicës, në Kosovë dhe me përfaqësi në Tetovë dhe Tiranë. Tullat.com ka ekskluzivitetin e shitjes për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, të produkteve të dy prej prodhuesve më të mëdhenj e më të rëndësishëm të tullave në Evropë, Vandersanden dhe Roben.

Tullat.com ofron tulla për fasadë të cilësisë së parë, tashmë qysh prej vitit 2011, duke përmbushur me korrektësinë më të madhe kërkesat e klientëve të saj. Në sallat e ekspozitave tona ju mund të shihni më konkretisht se çfarë ju nevojitet për fasadën tuaj. Atje do të gjeni modele nga më të ndryshmet, qoftë në formë elementesh të veçantë, qoftë të lidhura në bllok. Bashkëpunëtorët tanë do t’ju ndihmojnë që të bëni zgjidhjen e duhur të materialeve dhe ngjyrave, si dhe të shikoni me sytë tuaj rezultatin e aplikimit të tullave në objekt nëpërmjet përpunimit dixhital të fotografive.

Përkushtimi dhe serioziteti ndaj punës ka bërë që klientët tanë të mbeten shumë të kënaqur prej shërbimeve dhe produkteve tona.